Mandati i Xhaçkës, Dash Sula: Venecia i dha një shuplakë maxhorancës, hall i madh ta lexosh si fitore

Shqipëria

Mandati i Xhaçkës, Dash Sula: Venecia i dha një shuplakë maxhorancës, hall i madh ta lexosh si fitore

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:34
Olta Xhaçka

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, lidhur me Opinionin e dhënë nga Komisioni i Venecias përsa i takon mandatit të Olta Xhaçkës.

Sula shprehet se përgjigjia e Venecias ishte një shuplakë për mazhorancën, që po përpiqet të mbrojë ish-ministren e Jashtme dhe deputeten e PS-së.

“Komisioni i Venecias e ka thënë qartë, pa ekuivok se të gjitha autoritetet janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe Parlamentin.

Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese thotë Opinioni I Komisionit të Venecias është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Shtuar këtu teksin që vendos në paragrafin 22 të Opinionit se duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Sula.

Reagimi nga Dashnor Sula

🔴Halli i madh i detyron që të lexojnë si fitore edhe SHUPLAKËN e Komisionit të Venecias.

📌Mazhoranca ka dy vite që përpiqet ta mbrojë me imunitetin që i garanton mandati si ligjvënëse deputeten e vetë bashkëshorti i së cilës u bë investitor strategjik gjatë kohës që Znj. Xhaçka ishte minister.

Në mënyrë të pa imagjinueshme (siç e ka cilësuar vet kryesuesja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj), socialistët në parlament injoruan dy herë vendimin e Gjykatës. Sigurisht e kanë bërë se halli që kanë është i madh ndaj po e mbrojnë. Në këtë kontekst nuk kishte asnjë dyshim se dërgimi i çështjes për Opinion në Komisionin e Venecias ishte një procedurë për të kaluar kohën dhe se në çdo rast pavarësish opinionit, ligjvënësen nuk do ia dorëzonin drejtësisë.

Komisioni i Venecias e ka thënë qartë, pa ekuivok se të gjitha autoritetet janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe Parlamentin. Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese thotë Opinioni I Komisionit të Venecias është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Shtuar këtu teksin që vendos në paragrafin 22 të Opinionit se duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Paragrafi 22 i Opinionit të Venecias

🔴”Si rezultat i njohjes kushtetuese të natyrës detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha autoritetet janë të detyruara t’i zbatojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive. Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta. Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votim apo shumicë parlamentare”.

📌Ndërkohë në Paragrafin e theksohet nga shkëlqesitë e tyre në Komisionin e Venecias se Pajtueshmëria e Vendimit të Gjyjkatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet në Parlament me votën e shumicës parlamentare.

🔴Paragrafi 57:

Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

📌Abuzimet e mazhorancës janë të qarta, ndërkohë çdo vonesë për tia dërguar Gjykatës Kushtetuese vlerësimin nëse deputetja e PS është apo jo në kushtet e heqias së mandatit si deputete është një mbrojtje e pandershme dhe trajtim jo i barabart para ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat