Çështja Xhaçka/ Alibeaj: Gjykata Kushtetuese është delegjitimuar, sot parlamenti duhet të fliste

Shqipëria

Çështja Xhaçka/ Alibeaj: Gjykata Kushtetuese është delegjitimuar, sot parlamenti duhet të fliste

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 21:40
Enkelejd Alibeaj

Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese është delegjitimuar.  Sipas tij, sot duhet të fliste parlamenti pasi Gjykata Kushtetuese flet me vendime.

“ Sipas mazhorancës konkluzioni është që ka gabuar Gjykata Kushtetuese ka dhënë dy vendime që nuk janë zbatuar dhe fajin e ka ai. Është e rëndë ta thuash sepse po delegjitimohet një institucion kushtetues i reformës në drejtësi. Pra delegjitimojmë. Sot kemi një konkluzion dhe një fakt që dy vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen. Kemi delegjetimuar organin më të lartë kushtetues. Kemi një shumicë e cila mbron njerëzit e vetë duke mos i cuar para Gjykatës. E treta, konkluzioni që do nxirrte një njeri i arsyeshëm është që ka problem Kushtetuta.

Bëjmë vota dhe ndryshojmë Kushtetutën. Dhe ky është rreziku më i madh sot, sepse një pjesë e politikës që bën bashkë votat për tu mbrojtur krijon një spirale artificiale të krizës kushtetuese dhe e gjen zgjidhjen me pazare. Hajde të ndryshojmë Kushtetutën.

Sot duhet të fliste parlamenti me një gojë dhe nuk dua të ndajë. Duhet të fliste Kuvendi sepse të mbrojë deputeten Xhaçka duke sakrifikuar Kushtetutën dhe rendin kushtetues apo sot të thoshte po Komisioni i Venecias thotë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të epërme. Gjykata Kushtetuese nuk duhet të fliste sot, flet vetëm me vendime. Që të marrë një vendim dikush duhet tja cojë çështjen. Komisioni i Venecias ka thënë që vetëm në një rast deputetët nuk kanë lirinë të vendosin sipas mendjes së tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat