Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin me të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, komentoi për herë të parë debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i vendit tonë u shpreh se gjuha shqipe nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese apo e përkohshme e partive politike.
Rama tha se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut ka ushqyer frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve.
Rama: Është në një kontekst të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që ata që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve apo vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve.