Rama: Gjuha Shqipe ka ndihmuar të mbajë bashkë RMV-në, labirintet juridike i përkasin të kaluarës

Shqipëria

Rama: Gjuha Shqipe ka ndihmuar të mbajë bashkë RMV-në, labirintet juridike i përkasin të kaluarës

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 07:14
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin me të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, komentoi për herë të parë debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i vendit tonë u shpreh se gjuha shqipe nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese apo e përkohshme e partive politike.

Rama tha se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut ka ushqyer frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve.

Rama: Është në një kontekst të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që ata që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve apo vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat