“Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si vrasje me pagesë, por si grabitje. Bërtiti derisa dha shpirt”, Nuredin Dumani rrëfen si i kërkuan vrasjen e një gruaje

Shqipëria

“Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si vrasje me pagesë, por si grabitje. Bërtiti derisa dha shpirt”, Nuredin Dumani rrëfen si i kërkuan vrasjen e një gruaje

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

I penduari i drejtësisë risolli edhe njëherë para gjykatës ngjarjet kriminale ku është përfshirë duke nisur nga eliminimi i Fatmira Dedës një nënë në kërkonte drejtësi.

Mu lutën për vrasjen e Fatmira Dedës kujtoi i penduari duke akuzuar Festim Qolin, i cili po shqetësohej nga gruaja sepse ajo kërkonte nga drejtësia gjetjen e autorëve që i vranë të birin Ervisin. Për ta vrarë nënën, Dumanit ju premtuan 40 mijë euro, i cili tha se gjeti  si ndihmës Talo Çelën.

Ky i fundit megjithëse vlerësoi se krimi kushtonte më tepër  vendosi ta mbyllë porosinë me parashikimin se do ju duheshin për punët e tjera. Me një përshkrim të detajuar ky ekspozohet forca brutale e grupit, dhuna dhe nga ana tjetër qytetarët që përpëliteshin nën sulmet e armatosura, Nuredin Dumani nxori nga kujtesa rolin e secilit. Për Festim Qolin u shpreh se do ti njoftonte përmes fjalës kyçe ‘erdha”, sapo të konstatohej se gruaja po afrohej me automjetin e saj . “ Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si vrasje me pagesë por të dukej si grabitje” . Gruaja bërtiti derisa sa dha shpirt. Njësoj kishte bërtitur edhe kambisti që u sulmua me leva nga Ilirian Feci, Talo Çela  dhe Gentian Sharra.

‘Një moment Talo e qëlloi në fytyrë dhe ai ra përtokë , nuk foli vetëm rënkoi” kujtoi dumani për 60-vjeçarin. Anëtarët e grupit u përshkruan njësoj të dhunshëm edhe për grabitjen e një kasaforte në Vilëbashtovë, dhe për episode të kryera ndër vite prej të akuzuarve. Gjatë dëshmisë i penduari u ndërpre nga ish shokët e grupit të cilët janë para drejtësisë sipas dosjes së pagëzuar Plumbi i artë, i cili për llogari të drejtësisë qëlloi 18 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat