Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, deklaroi dje (10 dhjetor) se nuk pranon të njohë 10 marsin 2025 si datën e përfundimit të mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Në lidhje me këtë çështje, ajo ka vendosur t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion zyrtar.
Ndërkohë, sot Gjykata e Lartë, përmes një njoftimi, bëri të ditur se ka nisur procedurat për aplikimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Duke e konsideruar të përfunduar mandatin e Zaçajt pas datës së përcaktuar.