Dy këmbësorë janë përplasur nga një automjet në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”.
Policia bën me dije se në pranga është vënë shoferi, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasit A. K. dhe Z. K., këmbësorë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.