“Rekord” negativ në qarkun e Elbasanit, në 24 orë 12 të plagosur nga 5 aksidente

Shqipëria

“Rekord” negativ në qarkun e Elbasanit, në 24 orë 12 të plagosur nga 5 aksidente

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

5 aksidente rrugore janë shënuar ditën e djeshme në qarkun e Elbasanit, teksa 12 persona janë plagosur.

Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital.

Aksidente në qarkun e Elbasanit në 24 orë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. M., 45 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, automjeti që ai drejtonte, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin D. K., i cili është në kujdesin e mjekëve;

-Z. F., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në Gostivar, Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-P. Z., 46 vjeç, pasi në fshatin Bradashesh, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Sh., 64 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 64-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën;

-I. K., 54 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. K., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-V. V., 34 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ajo drejtonte, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. K., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në këto automjete, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat