Dy politikanë të ndarë nga jeta parakohe, Spiropali propozon emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”

Shqipëria

Dy politikanë të ndarë nga jeta parakohe, Spiropali propozon emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 12:22
Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vëmë njërës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.

Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit. Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit, për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re.

Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit.”-u shpreh znj. Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat