Grabitet një market në Lushnjë, policia shpall në kërkim autorin

Shqipëria

Grabitet një market në Lushnjë, policia shpall në kërkim autorin

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 12:34
Lushnjë

Një market në Lushnjë ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem i Vogël në Lushnjë.

Pronarët e marketit kanë deklarur se janë vjedhur rreth 10 milionë lekë të vjetra mall. Ata kanë shtuar gjithashtu se, hajdët kanë marrë edhe një makinën e komshiut që ishtë në oborr.

Por sipas banorëve të lagjes, kjo është ngjarje e përsëritur. Ata thonë se vjedhjet në këtë zonë janë të shpeshta, ndërsa rrëfejnë raste të tjera të vjedhjeve.

Ndërkohë, policia e Lushnjës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes teksa informojnë se kanë rënë në gjurmët e njërit prej autorëve të vjedhjes së mëngjesit të sotëm. Sipas bluve, në një ullishte është kapur mjeti i vjedhur dhe i mbushur me mallrat e marketit, ndërsa policia po kërkon për bashkëpunëtorët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat