Zbulohet një lokal i përshtatur për organizimin e lojërave të fatit në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa janë proceduar dy të tjerë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, në lokalin e një 38 vjeçari, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.