Vrasja e Branko Shkozës nga miku i tij, rrëfehet vëllai i viktimës: Të gjithë familjarët e autorit e dinin, u larguan nga shtëpia kur…

Shqipëria

Vrasja e Branko Shkozës nga miku i tij, rrëfehet vëllai i viktimës: Të gjithë familjarët e autorit e dinin, u larguan nga shtëpia kur…

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 13:24
Rrëfehet vëllai i viktimës

Pas rreth një jave është zbardhur vdekja e Branko Shkozës, 33-vjeçari që u gjet pa jetë në një kanal në zonën e zonën e Spitallës në Durrës.

Në pranga është vënë shoku i tij Majlind Habibi i cili dyshohet se e ka shtyrë pas një konflikti, duke e hedhur nga një urë, e duke i shkaktuar vdekjen. Sipas autorit të dyshuar, konflikti ka ndodhur për shkak se viktima i kishte ngacmuar gruan.

Gjithsesi, vëllai i viktimës i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se vëllai i tij nuk ngacmonte askënd, ndërsa e kundërta ishte për Habibin, i cili ishte problematik.

“I ka thënë nuses time dhe nuses së vetë: ‘A do vini të pini kafe?’, ato i kanë thënë jo. Ai iku të merrte cigare dhe u ul vetëm të pinte kafe. Pas asaj kam ndaluar aty me një shokë te makina ime. Në 7:20 pashë vëllanë ishte te kafja. Ishte me katër veta në tavolinë. Hera e fundit që e kam parë ka qenë në 7:20 te lokali, ndërsa ky lloj robi ka dëshmuar se vëllai im ka dalë nga lokali në 5:20. Të nesërmen në mëngjes më tha mami që s’kishte ardhur vëllai. Ai nuk kishte ngacmuar asnjëherë asnjeri, nuk e ka as emrin në polici që të thuash se ishte problematik. Sa dal unë filloj të pyes komshinjtë, se me atë rrinin bashkë, shokë të ngushtë. Vëllai i autorit di gjithçka, nëna e vet dhe nusja gjithashtu dinë gjithçka.

Më pas dal unë, iki pyes. Të gjithë janë në dijeni dhe më thonë që s’e dinë. Unë dua që të hapen të gjitha kamerat. Vëllai im nuk ka qenë problematik, s’ka ngacmuar nusen e asnjërit. Të pyesim të gjithë lagjen, nëse vëllai im ka ngacmuar ndonjë, ose e ka emrin në polici të ketë shkuar vetëm për verifikim… Të gjithë e dinë ngjarjen si familje.

Vëllanë e kam kërkuar tre ditë. Dyshimet i kisha te ky person. Ai është problematik. I ka gjuajtur nuses së vetë me sëpatë, ka qenë në polici.

Unë dua që shteti të marrë masa për këtë lloji robi, për nënën e vetë, për nusen. I kam pyetur, s’më kanë ardhur dhe për bukën e vëllait, për të tretat s’më kanë ardhur. Më erdhën vetëm në varrim. Ai qeshte kur më erdhi në varrim, se i thashë që do e hante dhe ai, sepse pinin bashkë. Nga kjo mendoja se kishte rënë, se thashë tapë.

Më kanë ardhur të gjithë si fis këta, e dinin të gjithë ngjarjen. Në momentin kur është arrestuar ai, këta më janë larguar të gjithë. Janë larguar nga shtëpia që ditën e parë që është arrestuar”, tha ndër të tjera vëllai i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat