Një 68-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në një lokal në fshatin Libofshë në Fier.
Sipas policisë 68-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe gjatë transportimit për në spital, ai ka humbur jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.