“Erdha të marr letrat e SHIK-ut”, Kryemadhi e shoqëruar nga e bija paraqitet në Apelin e Posaçëm

Shqipëria

“Erdha të marr letrat e SHIK-ut”, Kryemadhi e shoqëruar nga e bija paraqitet në Apelin e Posaçëm

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:43
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Para gazetarëve në një koment të shkurtër ajo ka deklaruar:

Erdha të marr letrat e SHIK-ut. Kryemadhi ishte e shoqëruar nga vajza e saj Bora, e cila është shfaqur edhe më herët në krah të saj teksa Kryemadhi shkonte në GJKKO për të marrë dosjen.

Kujtojmë se ndaj Kryemadhit është vendosur masë sigurie “detyrim paraqitje”, teksa akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat