‘Kampion i luftës ndaj korrupsionit’, Laert Vasili: Dumani u mor në mbrojtje nga SHBA

Shqipëria

‘Kampion i luftës ndaj korrupsionit’, Laert Vasili: Dumani u mor në mbrojtje nga SHBA

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:23
Aktori dhe regjisori Laert Vasili

Aktori dhe regjisori Laert Vasili në “Opinion” në News24 tha se Europa është lodhur me Shqipërinë, ndërsa SHBA po na trajtojnë si ato parfumet me shishe të vogla, që janë të shtrenjta.

Vasili tha se SPAK u bë pasi institucionet kishin dështuar. Sipas Vasilit, me çmimin që iu dha Altin Dumanit, SHBA e mori në mbrojtje, sepse ka marrë vendime të vështira.

“Jemi një nga vendet që kemi më shumë varre për numër popullsie në Botë. Këtu njëherë në 3 ditë vritet një person.

E keni vënë re që ne kemi avokat, gjyqtar, prokuror. Çështja është që ne nuk dëgjojmë, asnjë nga këta nuk është Ali Pasha, duhet të kuptojnë sot janë nesër nuk janë. Hetimi pasuror që ka filluar SPAK është e vetmja mënyrë për të ndjekur paratë, për të zgjidhur atë lëmshin”, tha Vasili.

Ai tha se kemi një skizofreni të pamatur, politikanët as nuk fshihen. “Shkoi Dumani në Kuvend dhe u mor në pyetje nga ata që deri dje i luteshin për një drekë peshku, nga ata që nuk mbajnë mend ku kanë vilat e tyre”, tha Vasili.

Ai tha e në Shqipëri kemi një situatë komiko-tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat