Kadilli: Olta Xhaçkën e mbron mazhoranca. PD parti private e Berishës, kur zgjohet nga gjumi bën listën e kandidatëve

Shqipëria

Kadilli: Olta Xhaçkën e mbron mazhoranca. PD parti private e Berishës, kur zgjohet nga gjumi bën listën e kandidatëve

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:23
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli në “Opinion” në Neës24 tha se demokracia është stad evoluimi, kemi edhe institucione demokratike, gjysëm demokratike, të pavarura dhe gjysëm të pavarura, por a ka etikë shoqëria shqiptare për të ushqyer këto institucione.

Kadilli tha se shoqëria nuk e stigmatizon korrupsionin, madje sistemi politik shihet si një lopë që milet.

Referuar çështjes së Holta Zaçaj në Kushtetuese, Kadilli tha se ajo po tenton të qëndrojë disa muaj më shumë, nuk po i hyj nëse nga kjo Gjykatë janë marrë ose jo vendime të drejta.

“Po kështu mandati i Olta Xhaçkës mbetet në vullnetin e mazhorancës, e cila po e mbron. Institucionet e drejtësisë ne i kemi, edhe Parlamentin e kemi, por është qesharak, edhe partitë i kemi, por janë prona private. Partitë lidhen me individin, me kryetarin, janë si biçikletat që i merr kryetari dhe e ngjit në katin e 5-të”, tha Kadilli.

Ai tha se problemi ynë është se ne si individë brenda partive, Kuvendit, gjykatave, ne sillemi sipas interesit të individit, pasi nuk kemi presionin e shoqërisë.

“A është pronë private PD? Po sepse kur t’i dalë gjumi Sali Berishës do ngrihet edhe do bëjë listën. Gjithashtu edhe Edi Ramës këtë bën, madje edhe Adriatik Lapaj kështu do bëhet”, tha Kadilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat