Pas sagës së vulës, Sali Berisha regjistrohet si kryetar i Partisë Demokratike në gjykatë!

Shqipëria

Pas sagës së vulës, Sali Berisha regjistrohet si kryetar i Partisë Demokratike në gjykatë!

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Pas betejës për të marrë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha është regjistruar tashmë edhe  si kryetar i PD-së në gjykatë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z.Sali Berisha.”

Ky vërtetim nga gjykata është lëshuar me kërkesë të subjektit të interesuar.Kujtojmë se më 11 korrik të këtij viti Gjykata e Apelit i dha Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Trupa gjykuese vendosi  aso kohe të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, ishte i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat