Gazetari: Është zbërthyer telefoni i zyrtares së Belinda Ballukut, zbulohen perlat se si janë shpërndarë 5 miliardë euro

Shqipëria

Gazetari: Është zbërthyer telefoni i zyrtares së Belinda Ballukut, zbulohen perlat se si janë shpërndarë 5 miliardë euro

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Gazetari Almer Toska, ka deklaruar se SPAK do të fitojë para politikës nëse do të luftojë korrupsionin në nivele të larta, duke përmendur këtu zv.Kryeministren Belinda Balluku.

Në “Opinion” në News24, ai tha Balluku ka dhënë 5 mld euro koncesione dhe se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademit.

“Thuhet se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademi, janë gjetur perla aty, se si janë shpërndarë paratë”, tha ai, ndërsa shtoi se Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Viola Haxhiademi, do të arrestohen shumë shpejt.

 “Çështja e Belinda Ballukut është një nga më të rëndësishmet. Janë dhënë 5 mld euro konçensione. Thuhet se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademi, janë gjetur perla aty, se si janë shpërndarë paratë. Tani kjo është një çështje që Dumani duhet të na tregojë nëse është i Edi Ramës apo i amerikanëve. Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Viola Haxhiademi, do të arrestohen shumë shpejt”, tha Toska, referuar burimeve të tij.

Në vijim ai përmendi dosjen e organizatës së Suel Çelës, ku sipas tij, dalin mesazhet e zyrtarëve që kanë përdorur bandën për zgjedhjet.

Ai tha se atje dalin emrat e njerëzve të mazhorancës dhe kjo është dosja e tretë e rëndësishme, që është provë për SPAK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat