Berisha sulmon SPAK nga Lezha: Metën e rrëmbyen pa mandat arresti, Veliaj i la hetuesit 1 orë te dera

Shqipëria

Berisha sulmon SPAK nga Lezha: Metën e rrëmbyen pa mandat arresti, Veliaj i la hetuesit 1 orë te dera

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 16:17
Sali Berisha

Berisha: Kërkon mandat të katërt në një kohë kur është në rreth të kuq. Rezolutat e votuara muajin e fundit, atë dhe regjimin e tij, e fusin në rreth të kuq. Komplet, narkoshtet. Por Europa nuk është Amerika latine.Një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth. Është një shkrirje e plotë siç e thotë rezoluta, e shtetit me krimin dhe një sipërmarrje e përbashkët kriminale shtet-krim, që mbrojnë, mbështesin njëra-tjetrën.

Ju e dëgjuat, shkuan të kontrollojnë Erion Veliajn, i la 1 orë e gjysëm tek dera. Në një kohë kur kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, e morën pa mandat arresti. Nuk është e vërtetë, nuk i kanë paraqitur asnjë mandat. E rrëmbyen, e zvarritën, e goditën vetëm për të terrorizuar qytetarët.

Aty pritën 1 orë e gjysëm, 2 gjer sa Velica u hapi derën dhe çfarë thanë? I morëm telefonin.

Kanë shkuar në Harabel, në galerinë e saj. Thasë me euro. 220 e sa mijë euro. Salla sa kjo për masazhe, galeri arti. Për masazhe, tajlandezë. Absolutisht po. Galeria duhet të ishte e artit gjoja.

Por tani çfarë po bëjnë? Në këtë moment që po flas me ju, po bëjnë çdo përpjekje që 220 mijëshin ta shkruajnë 20 mijë. Kjo është e vërteta, janë mbledhur anëtarët e organizatës kriminale të Skapit dhe tani duan të ndryshojnë dokumentet. Në një kohë kur, u numëruan, u regjistruan 220 mijë dhe tani duan ti bëjnë 20 mijë.

U ndala jo për të shuar kuriozitetin e qytetarëve, por për të treguar se çfarë tensionesh ka mes tyre, çfarë beteje kriminale ka midis tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat