Shfrytëzonte të huajat për prostitucion, arrestohet në Tiranë 35-vjeçarja nga Azerbajxhani

Shqipëria

Shfrytëzonte të huajat për prostitucion, arrestohet në Tiranë 35-vjeçarja nga Azerbajxhani

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një 35-vjeçare nga Azerbajxhani ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ajo me anë të një faqeje eskortash që administronte, ekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion.

Sakaq, janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë, 4 shtetase prej tyre për ushtrim prostitucioni dhe 1 shtetas për shfrytëzim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Escort” nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligishme në DVP Tiranë.

Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, me anë të një faqeje eskortash që administronte, arrestohet një 35-vjeçare nga Azerbajxhani.

Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, 4 shtetase prej tyre për ushtrim prostitucioni dhe 1 shtetas për shfrytëzim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë

Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escort”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Prostitucioni”.

U proceduan në gjendje të lirë:

– për ushtrim prostitucioni shtetaset 40 vjeçe,  32 vjeçe, 26 vjeçe, 26 vjeçe, 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë;

– për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja A. H., dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Turqia dhe Azerbajxhani, dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, autorja e dyshuar me anë të fotove të publikuara në këtë faqe, ushtronte presion ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat