Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se askush po na jep dhurata apo po pret dhurata nga Brukseli lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, Spiropali tha se asgjë nuk ka qenë e lehtë deri më tani, por ajo që kemi arritur është falë një pune të jashtëzakonshme që është bërë.
Spiropali tha se ky është një proces i bazuar në meritë, bazuar në reformat që janë ndërmarrë dhe jemi të bindur që po bëjmë punën e duhur.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda 2030 është jo vetëm një plan ambicioz, por plotësisht i realizueshëm”, tha Spiropali.