Erotika dhe vdekja, pse shkojnë bashkë? At Nikolla Xhufka: Çdo gjë falet, përfshirë tradhtinë

Shqipëria

Erotika dhe vdekja, pse shkojnë bashkë? At Nikolla Xhufka: Çdo gjë falet, përfshirë tradhtinë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 22:35
At Nikolla Xhufka

At Nikolla Xhufka thotë se çdo gjë falet, përfshirë edhe tradhtinë.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Xhufka u shpreh se tradhtia mund të ndodhë edhe aksidentalisht.

Ndërsa avokatja Eneida Bozheku deklaroi se do e falte tradhtinë.

At Nikolla Xhufka: Çdo gjë falet. Edhe tradhtia falet. Tradhtia normale është, nuk është anormale. Tradhtia falet, patjetër që falet dhe duhet të falet. Falja është hyjnore. Mund të ndodhë edhe aksidentalisht. Po iu tregoj një rast konkret. Një grua me fëmijë, bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar. Ajo e fali me kalimin e kohës. Gruaja ishte gjyqtare. Ka dhe raste të tjera kur këto janë demonizime.

Eneida Bozheku: Mendoj se në cilën fazë të jetës, duhet parë çfarë lloj tradhtie është. Tradhtia më e madhe është ajo emocionalja. Në fund është instikt, e ka si burri, si gruaja. Ky është imoralitet i shpifur. Unë do e falja, nëse e dua kaq shumë, do bëja çmos që të rregulloja marrëdhënien time. Për një tradhti, unë nuk do e bëja. Tradhtia mund të ndodhë, për shumë arsye. Nëse do të jetë diçka që ka ndodhur për një arsye apo tjetër, do e diskutoj. Nuk do e hedh familjen në erë. Nëse e përsërit, nuk ka më marrëdhënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat