Sali Berisha: Në zgjedhjet e 11 majit do ndërtojmë koalicion, ja me kë parti do bashkëpunojmë

Shqipëria

Sali Berisha: Në zgjedhjet e 11 majit do ndërtojmë koalicion, ja me kë parti do bashkëpunojmë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 00:29
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se zgjedhjet e ardhshme janë më emergjentët, ndërsa theksoi se më 11 maj do të futen si koalicion.

I pyetur se më kë parti do të krijojë koalicion, Sali Berisha u përgjigj: “Cilido që vendos të luftojë kundër Edi Ramës…”, duke mos përjashtuar asnjë.

“Ne do ndërtojmë koalicion me të gjitha ato forca politike që besojnë dhe mendojnë se Edi Rama përbën të keqen më të madhe në shumë aspekte për Shqipërinë dhe shqiptarët, që besojnë se largimi i 40 % i shqiptarëve vetëm në Shengen përbën një genocid të vërtetë ndaj popullit shqiptar sepse është e kalkuluar”

Përpos Partisë së Lirisë, la të hapur mundësinë për koalicion edhe me figura si Agron Shehaj, Adriatik Lapaj apo Endri Shabani. Për Sali Berishën, kriteri themelor është rrëzimi i qeverisë aktuale të cilën nuk heziton ta quajë “narko-shtet”.

Për votën e diasporës, Sali Berisha tha: “Ne do bëjmë gjithçka që të bëhet. Nëse nuk bëhet fajin e ka Edi Rama. Pikë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat