Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Malësi të Madhe, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pas një vetaksidenti me veturë në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se viktima është 21-vjeçari, Gjeto Gjonaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia ka bërë të ditur se 21-vjeçari është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin dhe për pasojë vetura ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, hetimet në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit tashmë kanë filluar.