Ka dalë rezultati i akt ekspertimit të thikës së përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Në thikë, nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN.
Një prej profileve të ADN përputhet me viktimën Martin Cani ndërsa profili i dytë përputhet me profilin e personit të plagosur, Luis Meçja.
Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë,Mario Përlleshaj, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.
Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.
Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.
Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.