Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Deputetja e PL-së, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente.
Monika Kryemadhi, përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, bëri edhe batuta me gazetarët.
“Na e morët shpirtin” u drejtohet Monika Kryemadhi, ndërsa shtoi:
“S’na latë rehat me marr frymë”.