“O do haje bukë o do haje dru”, debat në studio e Vila24, moderatorja Hasa: Palestrat nuk janë më vend i burrave

Shqipëria

“O do haje bukë o do haje dru”, debat në studio e Vila24, moderatorja Hasa: Palestrat nuk janë më vend i burrave

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 12:57
Vila24

Jeta e shëndetshme tashmë është një diskutim i përditshëm në çdo familje shqiptare. Por kjo shoqërohet me dilema të tilla nëse duhet të shpenzojmë shumë për të jetuar shëndetshëm apo mjafton dëshira?

Të ftuarit e Vila24 si eksperti kafesë Mario Butsi, instruktori Salio Diva dhe moderatorja Çenkuela Hasa dhanë mendime të ndryshe me tematikën.

“Dikur ushqeheshim më mirë, nuk kishte zgjedhje por ato që kishim ishin të shëndetshme, në fakt o do haje bukë o do haje dru nga prindërit nëse kishe kundërshtime. Sot njerëzit shkojnë në palestër për të hedhur foto”- tha Butsi për News24.

Në këtë diskutim moderatorja Hasa shtoi se tashmë sporti është një kulturë në vendin tonë.

“Mjafton të shohësh abonimet në palestra para 5 viteve dhe tani dhe e kupton fare qartë që situata ka ndryshuar. Palestrat frekuentohen nga vajza, nga djemtë. nga zonja dhe fëmijë. Të shkosh në palestër nuk është më paragjykim. Para disa vitesh palestrat etiketoheshin si vendi i burrave”- tha moderatorja për News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat