Vila për shtije deri në 1 mln euro, ja zonat më të shtrenjta në Tiranë

Shqipëria

Vila për shtije deri në 1 mln euro, ja zonat më të shtrenjta në Tiranë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 18:08
Romina Elezi

Farka dhe Liqeni Artifical me çmimet e reja të referencës, ishin zonat më të shtrenjta, për të blerë një shtëpi, aty ku vlera e një banesë arrin nga 190 000 deri në 258 000 lekë/m2.

“Liqeni është pak më i lartë për metër katror, duke përfshirë komplekset e reja që janë më pranë digës, që janë 2500 e sipër e deri në 3500 euro metri katror… Ndërsa tek Liqeni Farkës janë vilat dhe shiten më lirë për metër katror se janë më shumë metra. Kohët e fundit janë futur dhe apartamentet në çdo rezidencë, që nisin 160-180  mijë euro e deri tek vilat që kalojnë mbi 1 milion plus minus”,-tha Romina Elezi, konsulente imobilare.

Edhe pse çmimet kanë ardhur në rritje, kjo gjë nuk ka ndikuar në kërkesën për të blerë një pronë.

“Tek pjesa e Farkës është e përzgjedhur kush mund të jetojnë në bazë të ekonomisë, që të mos kategorizohet çdo zonë, por që duan një apartament por me zonë të mirë. Sot janë shumë kulla në Tiranë, çmimet e tyre janë gati njësoj me një vile në Farkë. Zgjedhin të jenë në një zonë më qetësi por ka më shumë aksese, kanë oborr, lulishte”,-tha Romina Elezi.

Një trend i viteve të fundit është kalimi i apartamenteve në biznese, apo shtëpi për ti lënë me qira ditore. Në zonën e Liqenit Artifical, po vihet re më së shumti kjo metodë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat