“Moment kthese”, Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: Të kalojmë nga qëndresa te forca e fitores

Shqipëria

“Moment kthese”, Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: Të kalojmë nga qëndresa te forca e fitores

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 18:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kreu demokrat Sali Berisha tha se ky është momenti që të kalojmë nga momenti i qëndresës në forcën politike të fitores.

Berisha tha se ne jemi shpresa e vetme dhe natyrisht nuk ishin ne shkaku i kësaj, por vendosëm të bëjmë gjithçka për të mbetur si shpresa e pashuar e shqiptarëve.

Ne ia dolëm të gjejmë një mbështetje botërore në spektrin e djathtë. Janë 3 dokumentet më madhore të 3 organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë ku jepet realiteti në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai u shpreh se kundërshtari ynë kishte arritur të paraqiste në Botë një Shqipëri që nuk ekzistonte.

“Këto rezoluta janë arritje madhore, kemi bërë një betejë të madhe për votën e lirë dhe sot e kemi sanksionuar në të gjithë spektrin e djathtë se zgjedhjet në Shqipëri janë farsë”, tha Berisha. Ai tha se kur dëgjon që dita e zgjedhjeve ishte e qetë i vjen të qeshë, pasi në diktatura ka ditë shumë të qeta, ku nuk pipëtin asgjë.

Berisha tha se demokratët qëndruan për vlerat e konservatorëve: familjen, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor, është detyrë, është mision.

“Ky është një moment kthese”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat