Lita: Mosbindjen civile të PD-së e kemi parë më herët, nuk ka arritur që të bëjë rrotacion

Shqipëria

Lita: Mosbindjen civile të PD-së e kemi parë më herët, nuk ka arritur që të bëjë rrotacion

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 20:53
Lavdrim Lita

Analisti Lavdrim Lita tha se është një situatë e re, pasi lideri është kthyer në shtëpi, dhe të gjithë të tjerët në PD kanë bërë një hap pas për t’i lënë hapësirë atij.

Lita: Është një situatë e re, pasi lideri është kthyer në shtëpi, dhe të gjithë të tjerët në PD kanë bërë një hap pas për t’i lënë hapësirë atij, dhe opozita e ka nisur me ritme agresive për shkak se ka lajmëruar mosbindje civile në datë 23 dhjetor, ku do të bllokohet Tirana për të kërkuar qeveri teknike, edhe pse mazhoranca nuk do që t’ia japë.

Këto janë formula që i kemi parë më herët, mosbindja civile apo çadrat, por nuk ka arriture dot që të marrë pushtetin dhe të kryejë një rrotacion, pasi edhe PS-ja ka bërë një hile politike qysh nga kodi zgjedhor, deri tek futja e krimit në zgjedhje.

Berisha ka eksperiencë, por ka një fushatë destruktive përballë Edi Ramës. Mendoj se ka parti të tjera në opozitë që nuk mendojnë si Berisha, duke ofruar një alternative tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat