50 nxënës, 1 orë rrugë në këmbë për në shkollë, VKM u heq pagesën e transportit

Shqipëria

50 nxënës, 1 orë rrugë në këmbë për në shkollë, VKM u heq pagesën e transportit

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

48 nxënës të fshatit Vllazërim ecin çdo ditë 1 orë në këmbë për të bërë mësim. Prej muajit mars të këtij viti, fëmijët nuk po marrin pagesën e transportit edhe pse sipas VKM-së nr 119 e datës 1 mars 2023 ata janë përfitues të transportit falas.

Duke qenë se në fshatin e tyre nuk ka asnjë shkollë publike ekzistuese, ata janë të detyruar të vijojnë mësimin në shkollën 9 vjeçare “ Bilal Golemi” e cila ndodhet në Xhafzotaj.

Prindërit e këtyre fëmijëve u ankuan në Fiks Fare për problemin e transportit, pasi që nga marsi i 2024 ata nuk po marrin pagesën mujore të transportit prej 2000 lekësh, edhe pse distanca e shkollës është mbi 2 kilometra.

Gazetarët e Fiksit udhëtuan bashkë me fëmijët në këmbë drejt shkollës për të parë se sa larg është shkolla nga fshati.

Nisja u bë në orën 07:00. Gjatë rrugës fëmijët tregonin që ndihen të rrezikuar pasi makinat kalojnë me shpejtësi dhe rruga që ata bëjnë nuk ka trotuarë.

Fëmijët e parashkollorit dhe klasave të para dhe të dyta ndaluan të pushonin gjatë rrugës, pasi nuk mbanin dot çantat në kurriz dhe rruga ishte shumë e lodhshme, ku duhet të kalonin një urë të madhe dhe rrugë plot me gropa.

Kjo e bënte të pamundur ecjen e tyre drejt shkollës pa ndërprerje. Gazetarja e Fiksit së bashku me fëmijet e fshatit Vllazërim arritën pranë shkollës në orën 08:03.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një informacion nga drejtori i shkollës 9-vjeçare “ Bilal Golemi” në Xhafzotaj.

Z.Naim Gjelili drejtori i shkollës “ Bilal Golemi” në një intervist për Fiksin shprehë se kjo gjë është kthyer në një problem të madh për prindërit dhe jo vetëm, por edhe për shkollën.

Ky i fundit tregon se ka bërë disa kërkesa drejtuar ZVA Durrës, për të cilat nuk ka marrë një përgjigje dhe se janë akoma në pritje. Drejtori thotë se fëmijët e kanë përfituar prej vitesh dhe se kjo është hequr padrejtësisht pasi fëmijët e këtij fshati janë përfitues të pagesës së transportit.

Fiks Fare mori një informacion dhe nga DRAP Durrës. Burim  Shehu, Shefi i Burimeve Njerëzore në DRAP Durrës, tregon se janë vënë në dijeni për këtë problematikë nga Zyra Vendore e Arsimit Durrës.

Por kjo pagesë nuk iu është dhënë sipas shefit  pasi nuk ua lejon VKM. Sipas VKM 119 01.03.2023, fëmijët që kanë një shkollë egzistuese në njësinë e tyre nuk përfitojnë nga pagesa e transportit edhe nësë kalon 2km .

Duke qenë se fëmijët e këtij fshati kanë një shkollë egzistuese e cila po ashtu kalon 2km, ZVA Durrës në  kërkesën e bërë  ka parashtruar dhe disa nga arsyet se përse këta fëmijë duhet ta përfitojnë këtë fond edhe pse në njësinë e tyre ka një shkollë egzistuese. Disa nga pikat kyçe që janë cituar në këtë kërkesë janë siguria e fëmijëve, lodhja dhe ndikimi në mësime, efikasiteti i kohës, kushtet klimatike, barazia sociale.

Emisioni Fiks Fare u interesua disa herë pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës për rastin e nxënësve të shkollës “Bilal Golemi”, gjithashtu siguroi edhe shkresat që Zyra Vendore Arsimore Durrës ka drejtuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Vetëm pak ditë pas këmbënguljes së Fiksit , për nxënësit e shkollës “Bilal Golemi” ka dalë dhe fondi që përfshin pagesat për muajit shtator, tetor, nëntor, fond ky që shkon rreth 1 milion e 500 mijë lekë.

Sot 48 nxenësit e fshatit Vllazërim që ndiqnin shkollën në Xhafzotaj, marrin pagesën e transportit , një e drejtë e mohuar që nga muaji marsi i vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat