Holta Zaçaj thyen heshtjen: Mandati im përfundon në ditën e fundit të 2025, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përcakton…

Shqipëria

Holta Zaçaj thyen heshtjen: Mandati im përfundon në ditën e fundit të 2025, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përcakton…

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 21:26
Holta Zaçaj

Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24 tha se Gjykata e Lartë nuk na ka vënë në dijeni, por kam lexuar në media, dhe kam vërejtur se ka pasur një pritshmëri në publik se mandati im përfundon në 10 mars 2025.

Sipas saj, kjo vjen pasi Gjykata e Lartë është një nga organet e emërtesës dhe unë jam anëtare e Kushtetueses e emëruar nga Gjykata e lartë.

Zaçaj tha se kur janë hapur vakancat nga Gjykata e Lartë ka pasur data të përcaktuara, ajo e fillimit dhe e përfundimit të mandatit.

Neni 129 i Kushtetutës thotë se gjyqtari kushtetues e nis detyrën kur bën betimin dhe e vazhdon atë për 9 vjet”, tha Zaçaj.

Në vijim, ajo tha se “në rastin e saj, si gjyqtare dhe kryetare, problemi është krijuar se dispozita nuk ka një datë të përcaktuar, por vetëm vitin. Pra dispozita e thotë: nuk ka rëndësi nuk betohesh, por mandati përfundon në 2025. Gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka një datë”.

Ajo tha se në asnjë rast mandati i një anëtari të Kushtetueses nuk ka përfunduar në datën që i ka përfunduar anëtarit paraardhës në këtë Gjykatë.

“Pra nëse Vitore Tushes i ka përfunduar mandati në datën 10 mars, kjo nuk ka qenë nnjë datë e mbarsur nga paraardhësi i vet”, tha Zaçaj. Ajo tha se mandati i saj, referuar Kodit të Procedurës Civile, përfundon në datën e fundit të vitit pasardhës, pra në 31 dhjetor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat