Parashikimi i motit për sot, 14 dhjetor 2024

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot, 14 dhjetor 2024

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri të vendit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Pas mesditës, pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore si edhe reshje të dendura dëbore në të gjithë zonën malore lindore.

Kjo situatë e paqëndrushme atmosferike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi jugor  për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 6 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat