Një 18-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Fierit.
I riu, i identifikuar si Juled Spahija u kap në flagrancë me dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.
Sipas njoftimit zyrtar, dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier operacioni policor i koduar "Flagranca".
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 18-vjeçar me dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit "Flagranca", arrestuan shtetasin J. S., 18 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit J. S., dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje.
Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.