"Të mos i hedhim paratë kot"/ Matteo Renzi propozon: Kampi i Gjadrit të shndërrohet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

Shqipëria

"Të mos i hedhim paratë kot"/ Matteo Renzi propozon: Kampi i Gjadrit të shndërrohet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 11:39
Matteo Renzi

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka propozuar një zgjidhje të pazakontë për përdorimin e kampit të Gjadrit në Lezhë. Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Renzi ka sugjeruar që qendra e emigrantëve në Shqipëri të transformohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, të cilët kanë pasaportë shqiptare.

“Së bashku duhet të ndalojmë së shpenzuari paratë e italianëve kot. Kampin e emigrantëve në Shqipëri mund ta transformojmë në një burg për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Itali,” u shpreh Renzi.

Ai shtoi se për këtë çështje do të flitet në emisionin shqiptar Piranjat, që ka zbuluar detaje për kushtet e punës dhe jetës së policëve italianë që shërbejnë në Shqipëri.

Duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë, Renzi theksoi: “Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”

Propozimi i Renzit pritet të ngjallë debate të shumta, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, duke qenë se prek tema të ndjeshme si emigracioni dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat