Menjëherë pas publikimit të hartës së re të çmimeve qeveria ka nisur në parlament dhe dhënien e mendimit për rivlerësimin të pronave.
Sipas kësaj procedure pas miratimit të aktit në seancën e Kuvendit çdokush do të ketë mundësinë që të regjistrojë banesën në hipotekë me vlerë të re reference në shitje duke marrë për bazë hartën e çmimeve.
Për këtë çështje deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka depozituar projektligjin që i gjithë procesi të realizohet kundrejt tatim fitimit 3 % dhe jo 15 % sa ç’është dhe normalisht dhe në një kohëzgjatje për të vepruar për në një vit.
Por për këtë pikë më tej kryeministri Edi Rama ka dhënë mendimin që tatimi të jetë në 5%.
Për ata që do të veprojnë me rivlerësimin përfitimi do të jetë në rast të shitjes së pasurisë, ku nëse e shesin me vlerën e re nuk do të kenë më detyrim.
Por nëse shitja do të jetë më e shtrenjtë se rivlerësimi vetëm diferenca do të jetë prej 15 për qind.
Në fakt prej momentit që Gjylameti propozoi ndryshimin, ekspertët e shitblerjes së pronave kanë ngritur shqetësimin për bllokimin e tregut, pasi pronarët kanë qëndruar në pritje të këtij vendimi.
Në 15 vitet e fundit janë bërë disa akte të rivlerësimit të pronave ku qëllimi ka qenë dhe ulja e informalitetit duke mos lejuar shitjen me kontratë nën vlerë.