Investitorë strategjikë të rinj/ PS kërkon të shtyhen efektet e ligjit të Investimeve Strategjike

Shqipëria

Investitorë strategjikë të rinj/ PS kërkon të shtyhen efektet e ligjit të Investimeve Strategjike

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 11:47
Ilustrim

Partia Socialiste ka kërkuar për të disatën herë shtyrjen e efekteve të ligjit për Investimet strategjike që duhet të përfundonte në  fund të këtij muaji.

Shtyrjet e herë pas hershme kanë shkaktuar debate të shumta politike, ndërsa shtyrja e fundit ishte në mars të këtij viti me propozim të socialstit Eduart Shalsi.

Këtë herë është deputetja socialiste Pranvera Resulaj që po e kërkon shtyrjen e efekteve të ligjit përmes së civilit dhjetëra persona janë shpallur investitorë strategjkë.

Ligji  ka mundësuar që qeveria e kryeministrit Edi Rama të japë prona publike për biznesmenët që përfitojnë statusin e "investitorit strategjik", në kushte të favorshme, siç janë çmimet simbolike ose shumë më të ulëta se ato të tregut. Të tilla prona janë dhënë shpesh për realizimin e investimeve të caktuara.

Në projektligjin e depopzituar në kuvend nga RESULAJ, nuk propozohet vetëm shtyrja e efketeve të ligjit por edhe ndryshime që lidhen me  me funksionimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Rama. Propozimi i fundit synon që ky komitet të marrë edhe kompetenca të reja, përfshirë mundësinë për të vendosur për dhënien e përdorimit të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi. Deri tani, kjo ka qenë një e drejtë ekskluzive e Këshillit të Ministrave.

Deputeti Resulaj, i cili ka propozuar ndryshimet në ligj, ka theksuar se shtyrja e afatit është bërë për shkak të një "interesi të shtuar" për investimet strategjike, si dhe ritmit të ngadaltë të shqyrtimit të dosjeve nga autoritetet. Aktualisht, ka rreth 40 aplikime që janë në proces, dhe sipas tij, kjo shtyrje do të mundësojë një shqyrtim të kujdesshëm dhe të drejtë të tyre.

Ligji që ka hyrë në fuqi në vitin 2015 është ishte një ligj I përkohshëm, por që nga atëherë kanë kaluargati 10 vite dhe efektet e tij janë shtyrë disa herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat