Nga Erseka në Durrës për të vjedhur, arrestohet 26-vjeçari

Shqipëria

Nga Erseka në Durrës për të vjedhur, arrestohet 26-vjeçari

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar, banues në Ersekë, u kap në Durrës pas një vjedhjeje që kishte kryer. Policia njoftoi arrestimin e shtetasit Petrika Hoxha, i cili dyshohet se vodhi një automjet në lagjen nr. 13.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien para përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, me marrjen e njoftimit për një automjet të vjedhur menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë, dhe veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit, kapjen dhe arrestimin e tij si dhe gjetjen e automjetit të vjedhur në pronësi të shtetasit E. F, të cilin ky shtetas e kishte vjedhur në lagjen nr. 13 gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 26 banues në Ersekë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat