Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, del përpara gjyqit 14-vjeçari në Vlorë/ Reagon babai: I bëj thirrje prindërve të…

Shqipëria

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, del përpara gjyqit 14-vjeçari në Vlorë/ Reagon babai: I bëj thirrje prindërve të…

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 13:14
Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, del përpara gjyqit 14-vjeçari në Vlorë/ Reagon babai: I bëj thirrje prindërve të…

Ka dal këtë të shtunë përpara togave të zeza 14-vjecari Valentino Tozaj të cilit vetëm 24 orë më parë ju gjet një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake.

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur për 14-vjeçarin të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Avokatja mbrojtëse e 14-vjeçarit Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjeçari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale

Bardhosh Tozaj babai i 14-vjeçarit pas përfundimit të seancës gjyqësore falënderon institucionet për bashkëpunimin që sipas tij kanë parandaluar një ngjarje kriminale. Tozaj i bënë thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe kur dyshojnë diçka tek fëmijët e tyre ta denoncojnë

Seanca gjyqësore është zhvilluar në prani të të miturit dhe psikologut. 14-vjeçari në seancë ka treguar ngjarjen që pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur pasi me disa shokë kanë bërë video në mal për TikTok. Ai gjatë seancës thotë se për ngjarjen është ndier i penduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat