Genta Vangjeli: OFT-të nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për çiftit Veliaj-Xoxe

Shqipëria

Genta Vangjeli: OFT-të nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për çiftit Veliaj-Xoxe

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 16:30
Genta Vangjeli: OFT-të nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për çiftit Veliaj-Xoxe

Ditën e sotme, në një deklaratë për media, Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli, solli edhe një herë në kujtesë për të gjithë qytetarët prezantimin e disa ditëve më parë në emisionin investigativ Plug, ku organizatat e financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Balkan Youth Link Albania ose shkurt BYLA, institut Benussi, dhe SHIZI nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për çiftit Veliaj-Xoxa, por mbi të gjitha Rrjeti i OJF-ve, ishte një investim për kapjen e ‘Drejtësisë së Re’.

‘Emisioni Plug identifikoi emra të tjerë të eksponentëve të PS të cilët mbajnë apo kanë mbajtur detyra në rang ministri apo zyrtarësh të lartë dhe një gjë është e sigurt, sigurt Erjon Veliaj nuk gënjeu për kolegët e tij në drejtësinë e re pranë KPK, KLGJ, SPAK, dhe Prokuroninë e Përgjithshme’ -u shpreh Vangjeli.

Deklarata e plotë:

Sikurse u prezantua pak ditë më parë në emisionin investigativ Plug, Organizatat e financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Balkan Youth Link Albania ose shkurt BYLA, institut Benussi, dhe SHIZI nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për çiftit Veliaj-Xoxa , por mbi të gjitha Rrjeti i OJF-ve, ishte një investim për kapjen e ‘Drejtësisë së Re’.

Emrat e lidhur me këto oragnizata të drejtuara nga Veliaj-Xoxa janë:

Klotilda Ferhati Bushka, aktualisht deputete e PS dhe drejtuese e Komisionit të Ligjeve në Kuvend aty ku kalojnë aktet ligjore dhe nënligjore edhe për Reformën në Drejtësi, poste këto të fituara si shpërblim për ofrimin e shërbimeve të ekspertizës apo konsulencës për disa vite që znj.Bushka kreu për shoqatën e Integrimit të Zonave Informale dhe Balkan Youth Link Albania.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si dhe drejtuesi i shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi dhe funksionar të tjerë të drejtësisë, të cilët janë akuzuar nga opozita se i shërbejnë qeverisë kanë qenë pjesëmarrës të shpështë në aktivitetet dhe konferencat për reformën në Drejtësi të organizuara nga vetë Ajola Xoxa, nëpërmjet institutit ‘Benussi’.

Kreu i KLGJ së, institucionit që lidhet me emërimet dhe kontrollin e të gjithë gjyqtarëve në RSH znj.Narueda Llagami, ish Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në CV e saj deklaron se për disa vite ka punuar në Shoqatën për Integrimin e Zonave Informale, kontrolluar nga Erion veliaj dhe bashkëshortja e tij. Zonja Llagami u dekorua si drejtuese e KLGJ pas suksesit të punimit shkencor si bashkëbotuese së bashku me bashkëshorten e Veliajt lidhur me kuadrin ligjor mbi shërbimet e kujdesit shëndëtësor në v.2017, financuar nga instituti Benussi.

Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, i cili ka pasur në dorë fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, njëherazi ka qenë relatori i Vetingut të munguar të Altin Dumanit, dhe që sot duhet të hetojë Erion Veliajn, rezultoi i përfshirë në rrjetin e organizatave të kontrolluara apo drejtuara nga Veliaj, dhe Xoxa.

Pranvera Pustina, (bashkëshortja e Floran Pustina, themelues i MAJFT dhe njohje e vjetër e Veliajt, i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Tiranës). Zonja Pustina me detyrë Shefe e Kabinetit e Prokurorit të Përgjitshëm Olsian Çela, si një tjetër element që tregon ndikimin e Erion Veliajt në sistemin e drejtësisë, si rasti i zvarritjes që Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me korrespodencën me autoritetet greke për të konfirmuar dëbimin dhe dënimin për Gjyqtaren Irena Gjoka Maneku, e cila me vendimet e saj la për një vit të izoluar liderin e opozitës Sali Berisha.

Emisioni Plug identifikoi emra të tjerë të eksponentëve të PS të cilët mbajnë apo kanë mbajtur detyra në rang ministri apo zyrtarësh të lartë si Delina Fico, Milva Ekonomi, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku (Zv.Ministër Arsimi), Endri Fuga (Adjutanti i Ramës), Leart Kola (Drejtor i Rinisë ne MMRS), Andi Kanaj (Drejtor i AMSHC), etj si të lidhur me organizata të themeluara me financimet e Soros).

Një gjë është e sigurt Erjon Veliaj nuk gënjeu për kolegët e tij në drejtësinë e re pranë KPK, KLGJ, SPAK, dhe Prokuroninë e Përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat