Në një takim në Çorovodë, sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, u shpreh se Skrapari është kryeqyteti i fitores së Partisë së Lirisë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas tij, Skrapari eshte Simbol frymëzues i fisnikërisë, bujarisë dhe mikpritjes, qëndreses dhe trimërisë, patriotizmit dhe atdhedashurisë
Fjala e Blushit:
Është përherë kënaqësi e veçantë të jesh në Skrapar, në këtë trevë patriotike ku çdo mal, çdo rrugë, çdo shtëpi, çdo lagje dhe çdo fshat mbart historinë shekullore të një populli krenar, trim, i besës, me karakter të pathyeshëm dhe me dinjitet të lartë, që aq shumë ka dhënë për kombin shqiptar.
Simbol frymëzues i fisnikërisë, bujarisë dhe mikpritjes, qëndreses dhe trimërisë, patriotizmit dhe atdhedashurisë, Skrapari ka qenë jetë e mot çerdhja e luftrave çlirimtare, por edhe kështjella e pamposhtur, prita dhe vdekja e sigurt për çdo armik dhe pushtues që ka shkelur këtë tokë.
Historia e Skraparit është një gjerdan betejash dhe përpjekjesh heroike me pushkë dhe me penë, nga ato në luftë kundër osmanëve, andartëve grekë, pushtuesve italianë dhe nazi-fashistë.
Sa herë ka dalë në emergjencë çështja kombëtare, atje janë gjetur të parët skraparlinjtë, gjithmonë në ballë të betejave për mbrojtjen e Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Atdheut.
Firmat në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, si delegatë për Tomorricën dhe Skraparin e hodhi vetë Ismail Qemali dhe Xhelal Koprencka.
I paharruar në Luftën heroike të Vlorës në 1920 është kontributi i çetave nga Skrapari të udhëhequra nga patriotët Riza Cerova, Muço Kapinova, Ali Koprencka, Riza Kuci, Maliq Skrapari, Zylyftar Veleshnja, Xhevair Arapi, Asllan Osoja, Pasho Hysi e shumë të tjerë.
Gjatë pushtimit nazi-fashist, Skrapari ishte e para krahinë e çliruar më 5 shtator të vitit ’42.
Në kuadër edhe të 80-vjetorit të Çlirimit që festuam pak javë më parë, nderim të veçantë ndaj Komandantit të “Çetës Plakë” të Skraparit, pionerit të rezistencës dhe kryengritësit të përhershëm, Mestan Ujanikut.
Pa harruar sakrificat sublime të skraparlinjve në Vlushë, Krushovë, Turbohovë dhe Kapinovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të mos krenohemi edhe me betejën e lavdishme të Tendës së Qypit, ku shkëlqeu trimëria e popullit të Skraparit me në krye Heroin Zylyftar Veleshnja, në krah të forcave të Brigadës së Parë Sulmuese.
Nderim përjetë edhe Brigadës së 7-të Sulmuese, njërës nga formacionet më të lavdishme të Luftës Antifashiste, ku nën komandën e Gjin Markut, u bashkuan qindra djem dhe vajza partizane të kësaj krahine, që e ndoqën pushtuesin deri në Vishegrad.
Ngjarje të tjera të rëndësishme si Kongresi i Parë i Rinisë Antifashiste në Helmës dhe krijimi i Brigadave e formacioneve të tjera partizane në këtë krahinë, ishin një kontribut i jashtëzakonshëm për fuqizimin e Luftës Antifashiste deri në Çlirimin e Shqipërisë.
Nderim përjetë qindra dëshmorëve që dha populli i Skraparit për Çlirimin e vendit dhe të gjithë personaliteteve të cilët drejtuan luftën, si Mestan Ujaniku, Zylyftar Veleshnja, Kahreman Ylli, Neshat Hysi, Njazi Çepani, Iliaz Sevrani, Ramiz Aranitasi emrin e të cilit mban me krenari gjimnazi i qytetit, Heroin e Popullit Estref Caka, i cili dha jetën për çlirimin e kryeqytetit dhe 417 dëshmorët që i dha Skrapari, Çlirimit të Atdheut.
Mirënjohje familjes Hysi në Vërzhëzhe, familjes së Hysen dhe Servet Zaloshnjës dhe familjes së Sinan Leshnjës.
Nderime përjetë për të gjithë ata heronj të cilët vaditën me gjakun e tyre tokën e Skraparit dhe mbetën të përjetshëm në krenarinë e betejave të fituara si Xheladin Beqiri, Gani Nivica, Mefail Rozani dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë të gdhendur vetëm në lapidarët e Tendës së Qypit, Qafës së Gjarprit dhe Qafës së Shkozës, por mbi të gjitha në zemrën e popullit të Skraparit, që kurrë nuk e harron çmimin e lirisë.
Është dashuria për Atdheun, betejat me çdo sakrificë për Lirinë dhe respekti për njëri-tjetrin që e kanë bashkuar fort Partinë e Lirisë me Skraparin.
Jo më kot, këtu u hodhën 20 vite më parë themelet e para të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbi të cilat qëndron sot më e fortë se kurrë Partia e Lirisë.
Më lejoni me shumë përulje të falenderoj me respekt dhe mirënjohje të thellë të gjithë themeluesit, anëtarët dhe simpatizantët tanë në Skrapar, si edhe të gjithë skraparlinjtë kudo ndodhen, për sakrificat e panumërta, për kontributet e pamohueshme, për qëndresën dhe për mbështetjen e vendosur në dy dekada për fuqizimin e LSI-së dhe për zgjerimin e pandalshëm të sot Partisë së Lirisë.
Një mirënjohje për Nesim Spahiun, për punët e mira që ka bërë si Kryetar Bashkie dhe për komunitetin e mrekullueshëm patriot e punëdashës të Skraparit.
Më lejoni t’i përcjellim sot nga qendra e Skraparit, përshëndetjet më të përzemërta, djalit tuaj, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i cili dy muaj më parë u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe sot është i izoluar padrejtësisht nga ky Narkoregjim.
Ju skraparlinjtë keni një thënie shumë të mençur: Nuk rrëzohet Mali i Tomorrit nga një breshër! Nuk ka forcë që e thyen Ilir Metën.
Ndaj lë të japim sot së bashku mesazhin e qartë nga Skrapari se nuk ka fuqi në botë që e ndal misionin e Partisë së Lirisë për të rikthyer Lirinë, Demokracinë, Dinjitetin dhe Shtetin e së Drejtës në Shqipëri, se nuk ka forcë që na pengon të sjellim ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit dhe se Fitorja e Partisë së Lirisë në të gjithë Shqipërinë do të nisë pikërisht këtu, nga Skrapari, që nuk e kanë thyer dot pushtuesit më të egër e jo më tartabiqët e pabesë të “Rilindjes”.
Të dashur miq,
Rrëmbimi terrorist dhe izolimi kriminal i Ilir Metës është paniku i regjimit të Edi Ramës nga krimet e shëmtuara që ka bërë në 11 vite.
Zero fakte, zero prova, pa asnjë akuzë penale dhe me dëshmitarë skandalozë me probleme me drejtësinë, Ilir Meta është sot në izolim ekstrem sepse në të gjitha funksionet e larta shtetërore dhe politike ai ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë mbrojtës i vendosur dhe i pakompromis i çështjes kombëtare përballë “rilindasve” dhe McGonigalëve që shpopulluan dhe po zhvatin si bisha të pangopura Skraparin dhe të gjithë Shqipërinë.
Ka 32 vjet që hetohet Ilir Meta, me dosje kryekëput politike dhe për çdo thashethem ordiner, por asnjë provë dhe asnjë fakt të vetëm nuk ka që ai të ketë cënuar ndonjëherë ligjin. Zero me bisht.
Ndaj u izolua në ekstrem para zgjedhjeve të 11 majit 2025, sepse Ilir Meta është rrezik elektoral për regjimin e rrënuar të Edi Ramës, që sot mbahet në këmbë falë një strukture kriminale si SPAK, që heton një fshat të tërë për një autokombajnë pa leje, por që nuk guxon t’i përmendë as emrin Edi Ramës dhe Erion Velisë, në aferat e përbindshme korruptive të vjedhjes së taksave tuaja që përfundojnë në xhepat e tyre.
Ilir Meta u izolua sepse në gjendje lirie jo vetëm që do të kishte mundësinë të çmontonte shpifjet ordinere dhe shpikjet e fëlliqura, por do të ushtronte plotësisht të gjitha aftësitë e tij politikëbërëse dhe organizative, si burrë i vërtetë shteti për fuqizimin e veprimit politik të opozitës, për t’i shkurtuar ditët Narkoregjimit.
Tre Rezolutat e fundit të CDI, PPE, IDU janë radiografia më besnike e regjimit kriminal të Edi Ramës, por edhe e qëndresës së Partisë së Lirisë kundër këtij narkoshteti, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe godet Ilir Metën, Sali Berishën dhe të gjithë opozitarët që denoncojnë krimet dhe korrupsionin e atyre që po vjedhin taksat tuaja, duke ju detyruar të braktisni Skraparin, këtë trevë historike, patriotike dhe me resurse e potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim dhe mirëqënie.
Skrapari në 11 vitet e fundit ka kaluar në agoni.
Thuajse i shpopulluar, me fshatra të tërë të braktisur nga banorët për shkak të mungesës totale të shërbimeve, pa rrugë, pa shkolla, pa qendra shëndetësore, pa asnjë shërbim bazë si njësi ushqimore, madje as pa një mulli për bluarje drithi.
Si shpjegohet që kjo krahinë e bekuar nga Zoti, ku ndodhet Mali i Shenjtë i Tomorrit, kanionet e famshme dhe të mrekullueshme të Osumit, kanionet e Gradecit dhe Osojës, tunelet e madhërishme dhe shpella e Pirogoshit, Syri i Kaltër dhe shumë atraksione të tjera turistike, braktiset nga banorët e saj?
Arsyeja është vetëm një: Edi Rama ua ka bërë jetën ferr skraparlinjve duke mos u dhënë mbështetje dhe duke mos u garantuar as shërbimet më bazike.
Edi Rama e ka nxitur qëllimisht shpopullimin e kësaj krahine duke mos investuar në rrugë dhe infrastrukturë, duke i lënë fermerët në pikë të hallit me zero mbështetje, duke i lënë fëmijët pa shkolla, qytetarët pa spitale, turizmin dhe agroturizmin pa asnjë mbështetje konkrete.
Rruga Berat-Skrapar e vitit 1946 është e amortizuar dhe është vënë dorë realisht 20 vite më parë kur ishte Ilir Meta kryeministër, që bëri zgjerim rruge.
Skrapari ka mbetur xhep pa u lidhur me Përmetin dhe Korçën.
Krahina e Tomorricës pa rrugë dhe për 20 km asfalt duhen orë të tëra për t’u lidhur me Gramshin.
Partia e Lirisë do ta ketë Skraparin në qendër të vëmendjes.
Do të realizojmë këto tre rrugë për të rritur frymëmarrjen, duke e kthyer Skraparin në qendër të rëndësishme turizmi dhe agroturizmi.
Do të stimulojmë me programe të posaçme turizmin, duke rritur numrin e bujtinave dhe përmirësimin e shërbimeve në kulinari.
Duhet që rakia dhe rehania e famshme e Skraparit të kthehen në markë ndërkombëtare.
Duhet që qershia, arra dhe prodhimet bio shumë të pëlqyera të shiten me çmim konkurrues, jo për 2 lekë që e marrin sot tregtarët e shumicës.
Do t’i kushtojmë shumë vëmendje industrisë së përpunimit.
Do të ngremë magazina frigoriferike, ku gjithë frutat të depozitohen dhe të shiten me çmim maksimal dhe shpenzimet për mirëmbajtje dhe magazinim t’i përballojë shteti.
Programi i Partisë së Lirisë, 5 Prioritetet tona për 4 milion shqiptarë plus do t’i japin zgjidhje të drejtpërdrejtë problemeve të mëdha që ju keni ju, sepse i jep fund shpopullimit dhe e shndërron vendin në fuqi eksportuese përmes mbështetjes së fuqishme për bujqësinë dhe blegtorinë me pagesa të drejtpërdrejta.
Ne do të japim pagesë grant të menjëhershëm 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar dhe përjashtim nga taksat e tatimet për 5 vite.
Do të japim pagesë direkte për pemishtet 500 Euro/hektar ose 50 Euro/dynym në mënyrë që qershitë e famshme të Skraparit të kultivohen sa më shumë e të gjejnë shitje jo vetëm në tregun vendas, por edhe në atë ndërkombëtar.
Do të japim pagesë direkte për sasinë e dorëzuar të frutave 0,2 Euro/kg.
Pagesë direkte për vreshtat me 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym, si një mbështetje jo vetëm për kultivimin e rrushit por edhe për prodhimin e rakisë së jashtëzakonshme të Skraparit dhe rehanisë.
Pagesë direkte për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur me 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym dhe pa kufizim të sezonit të mbjelljeve.
Pagesë direkte për sipërfaqet e mbjella me perime në sera me 3500 euro/hektar ose 350 Euro/dynym dhe pa kufizim të sezonit të mbjelljeve.
Pagesë direkte për bimët mjekësore dhe aromatike 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym pa kufizim të sezonit të mbjelljeve.
Pagesë direkte për çdo kokë lopë nga 80 euro, në 200 euro. Pagesë direkte për çdo krerë dele e dhi nga 12 euro, në 60 euro.
Financimi i fermave blegtorale do të jetë me 200 Euro për krerë lope dhe pragu i përfitimit do të ulet në 3 krerë nga 10 që është aktualisht, si dhe në 20 krerë nga 100 që është aktualisht për tufat e të imtave (dele e dhi).
Një vëmendje të vecantë në programin tonë kanë edhe pensionistet, qe eshte kategoria me e përvuajtur, me e varfër por edhe me e mashtruar, me e përulur nga Edi Rama ne 11 vite.
Sot nje pensionist ne Skrapar duhet ta dije se është me i varfër se ne vitin 2013 kur ” Rilindja ” erdhi ne pushtet.
Sepse ne qofte se Kosova me buxhet 3.6 miliarde apo 2.3 here me te vogel se sa Shqiperia, rrit pensionet me 20%, Edi Rama ka menduar per pensionistet e Skraparit dhe te gjithe Shqiperise vetem 170 leke mbeshtetje ne muaj.
A mund te me thoni se cmund te beje sot nje pensionist ne Skrapar me vetem 170 leke mbeshtetje ne muaj?
Apo nisma tjetër tallëse me indeksimin 4.1% per pensionet.
Është tallje dhe përbuzje, sikundër jam i bindur se pensionistet e Skraparit dhe te gjithe Shqipërisë nuk do mashtrohen as me gjelin e detit qe Edi Rama do ju jape kete vit.
Se me nje gjel deti nuk shtyn dot 1 apo 2 dite, jo me te shtysh 4 dite, jo me te shtysh 2 apo 3 muaj.
Cfare do te bejme ne per pensionistet?
Ne do te dyfishojmë pensionet per te rritur nivelin e mesatares se Rajonit.
Do te rimbursojme te gjitha ilaçet per pensionistet.
Do te indeksojme plotesisht masen e pensionit, duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit te artikujve ushqimore, sepse ne qofte se cmimet e ushqimeve sot kane shkuar ne stratosferë, pensionet kane ngelur po njësoj.nqs me kete pension ju para 1 apo 2 viteve blinit 2kg sheqer me shume, 2 pako makarona me shume,sot jeni te detyruar te merrni borxh, sepse mezi shtyni muajin.
Sot nje pensionist ne Skrapar mezi paguan faturën e ujit, mezi paguan faturën e energjisë elektrike, mezi paguan ilaçet, por per Edi Ramen pensionisti vlen vetem 170 leke ne muaj, kur nderkohë per koncensionet korruptive ka planifikuar 777 miliarde leke.
Gjithcka do vidhet, sepse ne qofte se fokusi do ishte te ju, do ishte te pensionistet, do ishte te shtresat ne nevoje, do shtonte pensionet, do shtonte ndihmen ekonomike, do shtonte fondet per te papunët, por jo, ai ka akorduar mbi 500 milione leke te reja per shpenzime operative, 15 mije euro ne ore per te udhëtuar me çarter privat, 15 mije euro sot nuk i ka pare kush bashke, por nuk i ka marre as si mbeshtetje asnje shtrese ne nevoje.
Gjithashtu ne angazhohemi per mbulimin e plote financiar te te gjithe barnave qe përdoren nga pensionistet te pershkruara me recete mjekësore, mbulimin e te gjitha shërbimeve mjekësore dhe infermierike ne banese per te gjithe ata pensioniste me probleme shendetesore, si dhe sigurimin e sherbimeve shendetesor pa pagese per rehabilitimin dhe fizioterapinë per te gjithe ata te moshuar, per gjyshet dhe gjyshërit tane qe vuajnë nga sëmundjet imvalidizuese.
Arsimi do te jete nje prioritet madhor, sepse duke mbeshtetur arsimin ne mbeshtetim rininë dhe duke mbeshtetur rininë ne gjallerojme Skraparin qe sot ka me shume nevoje se kurre per te rinjte per tju dhene drejtim puneve te mira qe kane ngelur per ngjysem qe kur zoti Spahia e la kete bashki.
Ndaj ne me programin tone angazhohemi per te mbeshtetur arsimin me 5% te PBB ku nderkohe fondet shtese per vitin e ardhshem jane 0, sepse 0 fonde shtesë jane per te rinjte.
Gjithashtu ne kemi nje program konkret per te ndaluar shpopullimin e kesaj krahine dhe gjithe Shqipërisë duke mbeshtetur familjet e reja te cilat sot e kane te pamundur ne keto kushte per te krijuar nje te ardhme ne Skrapar, ne Corovodë, ne Poliçan, ne Berat dhe kudo tjeter.
Ne angazhohemi qe per cdo familje te re te japim nje kredi ne masen 20 mije euro, ku interesat I paguan shteti, nderkohe qe shpenzimet per ushqimet baze do te rimbursohen ne masen 5%.
20 mije euro grant per cdo te ri deri ne 25 vjec ne menyre qe te investojë dhe te krijoje nje te ardhme te sigurt, por duke patur paratë dhe doren e shtetit
$
Gjithashtu per te gjitha nenat shtatzana ne jo vetem do te mbulojmë 70 deri ne 100% te pagës per 2 vite mbas lindjes, por edhe per grate shtatzana te familjeve ne nevoje ne do te japim ndihma dhe mbeshtetje.
Por sigurisht njebpike tjeter kryesore eshte edhe Shqiperia fuqi eksportuese qe eshte po aq e rendesishme sa ndalimi i shpopullimit, sepse ne qofte se sot Shqipëria eksporton vetem 8%, Maqedonia e Veriut qe nuk ka as det as keto mrekulli natyrore, eksporton 57% te PBB.
Shqipëria sot eshte shnderuar ne nje kosh mbeturinash per produktet e importit dhe i vetmi vend ne kontinent qe mbajmë rekord per importin e bananeve jemi ne, qe ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse imort droge.
Por sigurisht duke mbeshtetur prodhimin vendas, duke mbeshtetur ata fermere qe meren sot me sektorin e bletarise ne Skrapari me 50 euro per koshere, duke mbeshtetur edhe uljen e TVSH per prodhimet baze bujqësore nga 20% ne 5%, duke ulur ne 0% TVSH per ushqimin e bagëtive, e shpendëve te mishit, duke dhene pagese direkte edhe per fermat e vicave per majmeri, per zogj pule per majmeri 0.2 euro per zog.
Duke mbeshtetur me pagese direkte per cdo liter qumesht me 0.1 euro per liter.
Duke mbeshtetur me pagese direkte per cdo liter vere dhe raki te prodhuar me 0.08 euro per liter, ne mendojmë se prodhimet bio te kesaj krahine do te gjejne treg dhe kjo do te rise mirëqenien e popullit te Skraparit.
Jam i sigurt se me kontributin dhe angazhimin tuaj do të bëjmë gjithçka që Skrapari të lulëzojë dhe të lulëzojë e ardhmja e familjeve dhe në mënyrë të veçantë e fëmijëve tuaj sepse kjo është më e rëndësishmja për çdo prind.
Malet tona më të larta!