Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 lidhur me Planin e Rritjes, i cili synon integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Ibrahimaj tha se treguesit ekonomik tregojnë se ekonomia shqiptare po rritet me ritme të përshpejtuara dhe më të larta se vendet e Europës, por dhe vendet e rajonit.
Ministrja tha se vendi ynë ndodhet një nivel rritje që është mbi potencialin që ka Shqipëria, ndërsa theksoi se fitimet e bizneseve janë në rritje.
Gjithashtu ministrja tha se reforma për inspektimet e bizneseve dhe sipërmarrjeve do të jetë një ndër prioritetet e qeverisë për vitin që vjen.
Ajo tha se kjo reforma ka synim të ulë numrin e inspektimeve dhe të ketë më shumë inspektime nga zyra se sa në vend.
Ibrahimaj u shpreh se në inspektimin e parë insektorët do lënë rekomandime për biznesin pra nuk do ketë penalizim që në inspektimin e parë.
“Gjatë vitit 2025 do të përgatisim aktet nënligjore që shpërejnë ligjin që do të garantojnë zbatimin e plotë të reformës”, tha ministrja.
Delina Ibrahimaj: E kam parë biznesin se aspektin që ka me administratën dhe qeverisjes. Janë shërbimet që biznesi merr nga institucionet publike. Është një punë shumë e madhe që është bërë me të gjitha institucionet publike për të identifikuar shërbimet për të kuptuar procesin dhe dokumentet që bizneset duhet të kenë dhe kohën që duhet të presin. Kemi bërë ndërhyrje në aktet ligjore me qëllim që dokumentet dhe koha që kërkohen për biznesin të jenë më pak. Elementi i dytë është ligji i inspektimeve, një nga marrëdhëniet kyçe që biznesi ka me administratën publike, pra kontrolli i zbatimit të ligjit nga ana e administratës publike drejt biznesit. Në shumë raste mund të ketë pasur aktivitete të lidhur me korrupsionin. Ne kemi krijuar një ligj të ri i cili është shumë i kërkuar nga biznesi në mbështetej të sipërmarrjes.
Gjatë vitit 2025 do të përgatisim aktet nënligjore që shpërejnë ligjin që do të garantojnë zbatimin e plotë të reformës…Treguesit ekonomik tregojnë se ekonomia shqiptare po rritet me ritme të përshpejtuara dhe më të larta se vendet e Europës pa diskutim por dhe vendet e rajonit. Ne kemi një nivel rritje që është mbi potencialin që ka Shqipëria. Fitimet e bizneseve janë në rritje. mendoj që klima e biznesit për sa kohë që ekonomia shkon mirë klima është pozitive, megjithatë ka vend për t’u përmirësuar.
Ekonomia jonë është stabilizuar, nuk jemi më një periudhë tranzicioni. Reforma kryesore është reforma e inspektimeve.Synimi është të ulë numrin e inspektimeve dhe të ketë më shumë inspektime nga zyra se sa në vend dhe në inspektimin e parë inspektorët do lënë rekomandime për biznesin pra nuk do ketë penalizm që në inspektimin e parë.