“Kone, sa shumë m** të ha goja”/ Ina Zhupa flet për debatin me Erion Braçen në Kuvend

Shqipëria

“Kone, sa shumë m** të ha goja”/ Ina Zhupa flet për debatin me Erion Braçen në Kuvend

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 18:43
Demokratja Ina Zhupa dhe Erion Braçe

Demokratja Ina Zhupa foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 për debatin me tone të ashpra që pati dy javë me parë me socialistin Erion Braçe në Kuvend.

Gjatë debatit dyshja hodhën akuza të rënda ndaj njëri tjetrit, ndërsa nuk munguan as ofendimet.

Pasi Braçe e cilësoi “ruse”, demokratja Ina Zhupa e replikoi ashpër me deputetin socialist, te cilin e quajti si si “‘kone’, që i ‘ha m** goja’!”

Lidhur me këtë Zhupa tha se nuk e ka tepruar me fjalorin e saj. Ajo tha se i ka dhënë përgjigjen e merituar një sulmi personal, ndërsa pranoi se do ta ribënte “sa herë çdo burrë apo çdo njeri tjetër do guxojë të hyjë përtej asaj që është politike.”

Ina Zhupa: Kolegët socialistë nja 2, 3 që i hasa në komision mbajtën atë qëndrimin që ishte gjuhë e tepruar. Në fakt unë jam shumë korrekte me gjuhën, nuk kam qenë aspak e tepruar. I kam dhënë përgjigjen e merituar një sulmi personal dhe sigurisht do ta ribëja sa herë çdo burrë apo çdo njeri tjetër do guxojë të hyjë përtej asaj që është politike. …Berisha kur ka fol për çantat ka thënë të njëjtën gjë që ka thënë edhe ish-ambasadori Donald Lu disa vite më parë për orën. Ai nuk po flet për individin por për korrupsionin. Nuk bëri seksizëm. Këto detaje ishin në funksion të korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat