U padit nga balerinat që punonin në klubet e natës që ai drejtonte, ekstradim në Kosovë për Dodë Rica

Shqipëria

U padit nga balerinat që punonin në klubet e natës që ai drejtonte, ekstradim në Kosovë për Dodë Rica

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 20:59
Dodë Rica

Gjykata vendosi të ekstradojë Dodë Ricën, pronar i një rrjeti klubesh nate në Kosovë dhe në Shqipëri.

Rica dyshohet për trafikim të njerëzve, pasi dyshohet se u denoncua nga disa ballerina shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar në një nga klubet e 47-vjeçarit në Prishtinë.

I dyshuari u arrestua në gusht në qytetin e Durrësit, ndërsa tha gjatë masës së sigurisë se e ushtronte biznes të ligjshëm prej dhjetë vitesh në Kosovë në një klub nate, dhe se të njëjtën gjë bën edhe në lokalet e natës në Shqipëri.

I dyshuari pretendoi në gjykatë se për menaxhimin e klubit të striptizmit në Kosovë kishte punësuar një menaxhere e cila është nga Lushnja dhe jeton në Kosovë.

Por prokuroria referuar akteve të deleguara nga Kosova thotë se ndaj tij është lëshuar një urdhër ndalimi ndërkombëtar, ndërkohë që dy gjykata në Shqipëri aprovuan arrestin me burg.

Më i fundit u shpall nga gjyqtarja Alma Ahmeti, e cila shprehet se caktimi i masës u dha për të parandaluar shmangien nga drejtësia.

Në kërkesë thuhet se ekziston kërkesa e ekstradimit dhe po ashtu edhe masa e sigurisë.

Shkresat tregojnë se mbas vendimit për ta ekstraduar, 47-vjeçari nuk e ka apeluar vendimmarrjen e gjykatës së kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat