Një grup në rrjetin social “SnapChat”, është zbuluar nga ana e policisë së Tiranës dhe homologëve të tyre në Kosovë, pas goditjes së grupit kriminal që trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në këtë grup, policia arriti të marrë aksesin, pas arrestimit të 4 personave në muajin maj të këtij viti, teksa trafikonin 10 pistoleta.
Pikërisht në këtë grup në “SnapChat” kryeheshin dhjetra biseda, mes anëtarëve të rrjetit të trafikantëve, për llojin e armëve, çmimin dhe vendet e shtitjes së armëve të zjarrit.
Aksesi në këtë grup, funksiononte me anë të sugjerimeve nga anëtarët e grupit. Nëse dikush ishte I interesuar që të blejë një armë, një prej anëtarëve I dërgonte emrin e grupit në “SnapChat” dhe aty kryhej komunikimi, por edhe reklamimi I armëvë të zjarrit.
Për sa I përket armëve, të zjarrit, pjesët e tyre rezulton se vinin në formën e armëve sportive, me dokumentacion të rregullt, dhe më pas montoheshin në Kosovë. Policia po heton mbi këto dokumente të sekuestruara, për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikantës.
Në bashkëpinim me Europol dhe Eurojust, po hetohen grupet kriminale që interesoheshin për blerjen e armëve të zjarrit pasi futeshin në Shqipëri.
Ndërkohë rezulton se një pjesë e këtyre armëve në disa raste ka pasur tentativa për t’i trafikuar jashtë Shqipërisë, kryesisht në Greqi dhe në Itali.
Në total në Shqipëri dhe Kosovë që në nisjen e këtij operacioni në muajin Maj, janë sekuestruan 64 armë zjarri dhe mbi një kilogramë kokanë, të cilat trafikoheshin nga vetë anëtarët e këtij grupi, por edhe më linjat e autobusëve që vinin nga Prishtina drejt Tiranës.
Të shtunën gjykata e tiranës ka caktuar masës e sigurimit arrest në burg për 5 të arrestuarit në vendin tonë, ndërsa për Euxhenio Manushin, pritet që seanca për caktim të masës së sigurimti të bëhetë gjatë ditëve në vijim.