Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se arkitekti italian Stefano Boeri është nën shënjestrën e Prokurorisë së Milanos që ka kërkuar arrest shtëpiak për të.
Vasili, thekson se Boeri është një mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama ndërsa shtoi se arkitekti italian është hartues për planin urbanistik të Tiranës 2030 që përfshin pyllin orbital ndërsa po ashtu Boeri, ka kontribuar në rindërtimin pas tërmetit në Tiranë dhe Durrës.
Reagimi i Petrit Vasilit:
“Prokuroria e Milanos sot ka kërkuar arrest shtëpie për mikun e Edi Rames, Stefano Boerin për korrupsion!
Boeri ka qënë dhe është miku i Edi Ramës.
Ai është dhe hartuesi i Planit Urbanistik për Tiranën e vitit 2030 që u bë nga arkitekti italian Stefano Boeri me ‘Pyllin Vertikal’ të famshëm. Boeri hartoi dhe plane rindertimi ne Tirane dhe Durres.
Ja si e falenderonte Edi Rama, Boerin: "Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, dy arkitektët e famshëm italianë, prezantojnë në këshillin kombëtar të territorit, dy plane të rindërtimit në Tiranë dhe Durrës, dy lagje të reja, njëra pranë lumit të Tiranës e tjetra në zonën e Spitallës, që mishërojnë ambicien tonë për Shqipërinë që duam. Po hapet një kapitull të ri, për qytetet e së ardhmes", tha Rama.
"Miqësia ngjan pa bëhet", thotë populli. Pra korrupsioni eshte zemra dhe ura lidhese e Rames me çdo shqiptar dhe te huaj.