“Kemi për të parë gjëra më të çuditshme në këtë vend”, deputeti i PD: Ndjeva neveri për rektorin e UBT

Shqipëria

“Kemi për të parë gjëra më të çuditshme në këtë vend”, deputeti i PD: Ndjeva neveri për rektorin e UBT

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 06:41
Dash Sula

Deputeti demokrat, Dash Sula, komentoi në “Top Story” deklaratën e rektorit të Univeristeti Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Ai u shpreh se kjo gjë në një vend demokratik nuk ndodh, duke e kundërshtuar vendimin e rektorit për të bërë dëgjesë publike.

“Fjala ikonë që ka thënë Rama “s’keni parë gjë akoma” do të vazhdojnë dhe kemi për të parë gjëra më të çuditshme në këtë vend. Në momentin që kam parë lajmin që do ishte rektori universitetit në grupin parlamentar. Në një vend demokratik kurrsesi nuk mund të ndodhë, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe morale që të raportosh në grupin parlamentar.

Ne nuk jemi as mësues dhe as edukatorë, pse ndjeva neveri për zotin Sallaku, nëse ai do të kishte pasur dinjitet si pedagog ose rektor që është, pas hartimit të buxhetit. Si mund të ndodhë që kryeministri sot bënë një paradë, se si mund të arrestohen profesorët për 300 euro”, tha Sula.

Rektori Fatbardh Sallaku kërkoi dëgjesën publike pas masave të SPAK dhe GJKKO pas akuzave për abuzime me disa tendera në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat