Rama u përgjigjet komentuesve: Kur Trump mori mandatin e parë më thanë ‘ik vetë se do vijë të të marrë zvarrë’, por…

Shqipëria

Rama u përgjigjet komentuesve: Kur Trump mori mandatin e parë më thanë ‘ik vetë se do vijë të të marrë zvarrë’, por…

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 09:20
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale edhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama nuk foli për diçka konkrete, por tha se “do ta shikoni Amerikën dhe marrëdhëniet me Amerikën”.

Kreu i qeverisë kujtoi kohën kur Donald Trump mori mandatin e parë, që në Parlament i thane “ik vetë se do vijë Trump të të marrë zvarrë”.

“Çfarë do të dish ti për Amerikën, për marrëdhëniet me Sorosin? Apo ta kanë marrë dhe ty trurin peng dhe të fusin cdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë.

Do t’i shihni Amerikën, mos kini merak. Do ta shihni edhe marrëdhënien me Amerikën edhe mbështetjen e Amerikës do ti shikoni sic i keni parë, por ju nuk mbani mend.

E keni kujtesën e dobët sepse ju mban këneta peng.

Ju kujtohet që kur fitoi Trump herën e parë që mu çuan mua në Parlament dhe më thanë ik vetë tani se do vijë Donald Trump të të marrë zvarrë! Ju kujtohet? Si vazhdoi puna? Apo kësmet”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat