Dy salla të Kuvendit morën emrat e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit, dy politikanëve me kontribut në shquar, që u ndanë në mënyrë të parakohshme nga jeta.
Elisa Spiropali: Sot para nisjes së seancës parlamentare, nderuam kontributin e parlamentarëve të shquar të Shqipërisë, të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani, duke emërtuar dy salla me emrat e tyre.
Në sallë, janë familjarët e Bashkimit dhe Gertit, të cilët i përshëndes përzemërsisht në emrin tuaj. Ata ishin dy politikanë aktivë dhe me integritet, prindër, bashkëshortë, bij dhe vëllezër model, që frymëzojnë me kontributin, dashurinë dhe miqësinë që na kanë dhënë të gjithë.
Fino ishte një politikan që është dalluar për urtësinë, energjitë dhe përkushtimin në shërbimin ndaj vendit. Kryeministër i Shqipërisë në periudhën më të vështirë të tranzicionit.