Lezha ka tani shtatoren e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ajo është vendosur në lulishten e qytetit dhe qëndron përballë memorialit të tij.
Për autorin e kësaj vepre, përfundimi i saj është me rëndësi dhe e bën që të ndihet i lumtur.
“Vepra i rrin shumë bukur ambientit.
Është menduar të rri përballë memorialit që të ketë një komunikim, pra një harmoni me memorialin”, tha skulptori Ardian Pepa.